Vdekje e dyshimtë në Prishtinë, policia nis hetimet

Një person ka ndërruar jetë në Prishtinë, në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Sipas raportit policor, ekipet e emergjencës i kanë dhënë ndihmë mjekësore burrit, i cili ishte gjetur i shtrirë në rrugë. Megjithatë, sipas mjekut, viktima nuk ka arritur të mbijetojë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa rasti është cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për procedurat e mëtejshme.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit