Menduh Thaçi: Ali Ahmeti është njeriu më i pabesë në jetë që kam taku

Politikani shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi, e ka quajtur kryetarin e BDI’së si “njeriun më të pabesë që ka takuar ndonjëherë”.

Ai këto deklarata i bëri në “Pressing One” në T7, duke thënë se vlerësimet e tij janë subjektive.

“Mendoj se e njoh mirë. Unë jam kundërshtar kujdestar i tij. Vlerësimet e mia ndaj tij janë subjektive, pa diskutim. Unë duhet të jem vetja, nuk dua të imitoj dikë tjetër. Këto jam vite jam tu i bë, njeri më të pabesë në jetë s’kam taku, sipas meje”, deklaroi ai.

Thaçi më tej tha se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk kanë përfituar nga Ahmeti.

“Këto fjalë duken të vështira, të rënda, por megjithatë është koha kur është krijuar hapësirë të dëgjohet ky vlerësim. Këto vlerësime më 2002, 2003 merreshin si vlerësime inati. Rezultati i politikës së Ali Ahmetit është me minus. Jo që kemi përfitu diçka”, shtoi më tej Thaçi.

Tutje, ai e ka akuzuar Ahmetin si “instrument të sllavëve”.

“Unë mendoj që Ali Ahmeti që atëherë ka qenë instrument i të tjerëve, kryesisht sllavët. Herë pas here në këtë impenjohen edhe Bashkësia Ndërkombëtare dhe unë kam përvojë që në momente të caktuar, interesat e sllavëve dhe perendimorëve puçen për një ngjarje. Unë mendoj se ai si instrument është përdorë”, deklaroi ndër të tjera Thaçi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit