Tahiri kritikon bllokadën e Kuvendit: Ende s’ka ftesë për vazhdimin e seancës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar zvarritjen e vazhdimit të seancës për konstituimin e Kuvendit.


Ai është paraqitur nga ambientet e Kuvendit të Kosovës përmes një video-inicimi ku tha se seanca është dashur të vazhdojë, por se deputetët nuk kanë marrë asnjë ftesë.

“Po ju drejtohem nga Kuvendi. Në këtë kohë është dashur të fillojë vazhdimi i seancës për konstituimin e Kuvendit, e nuk kemi asnjë ftesë. Është shkelur rregullorja e punës së Kuvendit, është shkelur aktvendimi i Kushtetueses”.


Ai tha se institucioni është bosh dhe pa aktivitet.

“Ky Kuvend është bërë një vend muzeal, është thatë, askush. Thonë që janë hapur zyrat për vëllezërit dhe motrat e diasporës, nuk ka asnjë lëvizje të vetme. Mund ta shihni vetë se si është situata në Kuvend”, deklaroi ai.

Tahiri theksoi se Kuvendi duhet të ushtrojë funksionin e tij dhe të nisë punën.


“Nuk guxon Kuvendi të bëhet muze. Kuvendi është këtu për ta ushtruar funksionin e vet, për ta filluar punën. Kjo bllokadë është shkelje dhe abuzim”, përfundoi Tahiri

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit