Një lajm i trishtë ka prekur familjen Hoti dhe Sylejmani në Gjilan, pas ndarjes nga jeta të të resë, Albana Sylejmani Hoti.
Lajmin për vdekjen e saj e kanë bërë të ditur familjarët përmes një njoftimi, ku kanë bërë të ditura edhe detajet për ceremoninë e varrimit dhe të pamës.
Varrimi i të ndjerës do të bëhet sot, më 10 gusht 2026, në orën 13:00, në Varrezat e Qytetit në Gjilan.
Ndërsa e pamja do të mbahet për tri ditë, duke filluar nga 11 gushti, në shtëpinë e familjes në rrugën “Mbreti Agron”, në dalje të Gjilanit në drejtim të Prishtinës.
Familja, përmes njoftimit, ka shprehur dhimbjen për humbjen e më të dashurës së tyre.
“Me pikëllim të thellë, familjet Hoti dhe Sylejmani njoftojnë të afërmit, miqtë dhe dashamirët se ka ndërruar jetë më e dashura jonë, Albana Sylejmani Hoti”, thuhet në njoftim.








