Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka bërë të ditur përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, çmimet e derivateve të naftës për ditën e sotme në vendin tonë.
Ministria ka njoftuar se një litër naftë do të shitet me çmim maksimal prej 1.63 euro, ndërsa benzina me 1.44 euro, ndërkohë, çmimi maksimal i lejuar për një litër gaz është 0.60 euro.
Nëse i krahasojmë çmimet e ditës së sotme me atë të djeshmen shohim se nuk ka dallime, dhe se çmimet janë të njëjta.
Kujtojmë që ditët e fundit çmimet e derivateve të naftës kanë luhatur shumë edhe në tregun tonë për shkak të situatës në Lindjen e Mesme.








