Deputeti ukrainas kundër Zelenskyt: Gabim diplomatik, Ukraina duhet ta njohë Kosovën

Deputeti i Parlamentit të Ukrainës, Oleksiy Goncharenko, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, lidhur me qëndrimin e Ukrainës ndaj pavarësisë së Kosovës.

Goncharenko, përmes një postimi në platformën “X”, e ka cilësuar qëndrimin e Zelenskyyt si “gabim diplomatik”, duke thënë se Ukraina duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Ky është një gabim diplomatik. Ukrainasit e mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe ne besojmë se Ukraina DUHET ta njohë shtetin. Do të vazhdoj të luftoj për pavarësinë e Kosovës dhe përfundimisht Ukraina do ta njohë atë”, ka shkruar Goncharenko.


Reagimi i deputetit ukrainas vjen pas deklaratave të Zelenskyyt gjatë vizitës së tij në Beograd, ku presidenti ukrainas rikonfirmoi se Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe se qëndrimi i Kievit për këtë çështje nuk ka ndryshuar.

Deklaratat e Zelenskyyt kanë nxitur reagime në Kosovë, ndërsa kryediplomati kosovar, Glauk Konjufca, i ka shprehur keqardhje qëndrimit të presidentit ukrainas.

Goncharenko, ndërkaq, ka bërë të qartë se ai personalisht do të vazhdojë të angazhohet për njohjen e Kosovës nga Ukraina.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit