Nga mediat botërore te ato zvicerane, vazhdon jehona e “vezëve” të Kadrijajt ndaj Kurtit

Incidenti në Kuvendin e Kosovës, ku deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, hodhi vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka marrë vëmendje edhe në mediat zvicerane.

Gazeta zvicerane 20 Minuten ka raportuar për ngjarjen, duke e përshkruar atë si një përshkallëzim të tensioneve politike në Kosovë.

Mediumi zviceran i ka kushtuar vëmendje situatës së tensionuar politike në vend, duke e paraqitur incidentin si një tjetër shenjë të përplasjeve mes pozitës dhe opozitës.


Ngjarja ka tërhequr vëmendje edhe në mediat ndërkombëtare, duke bërë që përplasja e ndodhur brenda sallës së Kuvendit të raportohet përtej Kosovës.


Incidenti ndodhi të shtunën gjatë seancës konstituive të Kuvendit, ndërsa për shkak të tensioneve dhe situatës së krijuar në sallë, punimet e Kuvendit u ndërprenë.

Hedhja e vezëve ndaj Kurtit është raportuar më herët edhe nga disa prej mediave më të mëdha ndërkombëtare, përfshirë Reuters, Associated Press, BBC, Sky News, The Guardian dhe CNN.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit