Luana Vjollca ka ngjallur sërish kureshtjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale, pas një fotografie të publikuar në “InstaStory”. Moderatorja ndau një imazh nga një drekë, ku shihen dy gota të ngritura për një dolli.
Në foto duket vetëm dora e personit që e shoqëronte, ndërsa identitetin e tij nuk e ka zbuluar. Ky detaj ka mjaftuar që në rrjetet sociale të nisin komentet dhe hamendësimet mbi personin që ishte në shoqërinë e moderatores. Në fotografi dallohen vetëm disa elementë, si tatuazhet në krah dhe ora në dorë, pa asnjë tregues tjetër për identitetin e tij.

Deri më tani, Luana nuk ka dhënë asnjë shpjegim apo detaj shtesë, duke lënë të paqartë nëse bëhet fjalë për një mik, bashkëpunëtor apo dikë tjetër. Si shpeshherë, moderatorja ka zgjedhur të ruajë privatësinë e jetës së saj personale, ndërsa postimi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve dhe ka nxitur diskutime në rrjet.

E tashmë që moderatorja ka nisur pushimet, vëmendja në rrjetet e saj sociale është shtuar. Luana këto ditë po i kalon në jug të vendit së bashku me mikeshat e saj. Si gjithnjë me format bombastike që gëzon, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj copëza të këtyre ditëve. Teksa ajo admiron natyrën e bukur të jugut, ndjekësit adhurojnë sharmin e saj. Kjo verë e ka gjetur single Luanën, duke shijuar kështu verën në shoqërinë e mikeshave të saj. Nuk dihet nëse nën shoqërinë e moderatores është edhe ndonjë djalosh me të cilin ajo ka nisur një lidhje kohët e fundit.









