Një incident i pazakontë dhe i rrezikshëm për sigurinë e aviacionit është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Shtime. Një person ende i paidentifikuar dyshohet se ka drejtuar laser në drejtim të një aeroplani që ndodhej në fluturim.
Ngjarja ka ndodhur më 8 gusht, rreth orës 23:30, në rrugën “Komandant Kumanova”, afër “Liqenit të Mjellmave”. Incidenti është raportuar nga vetë piloti i aeroplanit me shenjën GP-603, i cili ka dhënë edhe koordinatat e sakta të lokacionit prej nga vinte laseri.
Pas marrjes së njoftimit, patrullat policore kanë dalë menjëherë në terren dhe kanë kontrolluar zonën, mirëpo nuk kanë hasur në ndonjë person të dyshimtë.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar dhe u është kaluar njësive hetimore për identifikimin e personit të përfshirë.








