“Gjendja s’ka qenë kurrë më e rëndë’, në shtator komunat dalin në protesta kundër Qeverisë Kurti

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka vendosur që nga muaji shtator të organizojë protesta kundër Qeverisë Qendrore të udhëhequr nga Albin Kurti.

Gazeta merr vesh nga burime të sigurta se ky vendim radikal vjen pas një serie të gjatë përplasjesh e bllokadash institudionale.

​Sipas burimeve të Insajderit, pakënaqësia e akumuluar e pushtetit lokal ndaj atij qendror lidhet me disa vendime e veprime specifike të Qeverisë që kanë dëmtuar autonominë dhe financat e komunave.

​Dëmi i madh financiar që u është shkaktuar arkave komunale përmes përmbaruesve për faturat e kontratave kolektive — një kosto që Qeveria vazhdon të refuzojë ta mbulojë.

​Vonesat dhe bllokimi i mjeteve vetjake nga Ministria e Financave, gjë që ka pezulluar dhjetëra projekte kapitale në nivel lokal.

​Marrja e kompetencave për konkurse dhe rekrutim stafi, procese që po menaxhohen pjesërisht nga Ministria e Administratës Publike.

Së fundmi, përpjekja e Qeverisë për t’u marrë komunave të drejtën dhe kompetencat në dhënien në shfrytëzim të pronave komunale, hapësirë kjo kyçe për zhvillimin ekonomik lokal.

​Këtë informacion të siguruar nga Insajderi e ka konfirmuar edhe Drejtori Ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, i cili bëri të ditur se situata mes dy niveleve të pushtetit ka arritur në pikën më kritike.

​”Po, mund ta konfirmoj informacionin tuaj. Situata në të cilën ndodhen komunat nuk ka qenë asnjëherë më e rëndë, si në aspektin financiar, ashtu edhe për shkak të centralizimit të vazhdueshëm të kompetencave. Kjo çështje është diskutuar si në Këshillin e Kryetarëve, ashtu edhe në Bordin e AKK-së”, ka thënë Ibrahimi.

​Kreu i AKK-së theksoi se zbritja në rrugë është mbetur opsioni i vetëm për shkak të shpërfilljes nga niveli qendror.

​”Gjendja e krijuar është pasojë e neglizhencës dhe mungesës së bashkëpunimit të Qeverisë me komunat ndër vite. Në këto rrethana, komunave nuk u ka mbetur zgjidhje tjetër përveç protestës, e cila mund të mbahet në fillim të muajit shtator. Për datën e saktë dhe hapat e mëtejshëm, opinioni publik do të njoftohet me kohë,” deklaroi ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit