Policia ka njoftuar se më 2 gusht 2026 është raportuar se një i mitur kishte rënë nga një objekt në Prizren.
Si pasojë e lëndimeve, ai ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm.
Ndërsa, më 8 gusht 2026 është konfirmuar se i njëjti ka vdekur.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.








