Pas përplasjeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, ku kryeministri në detyrë Albin Kurti u qëllua me vezë gjatë seancës, atij i ka ardhur një mesazh mbështetës nga personazhi i njohur i TikTok-ut, Rasim Avdyli.
Në një video të publikuar në Facebook, Rasimi shprehet në mbështetje të Kurtit, duke thënë:
“Ti je baba, lumi Kosova që të ka. Po ndodhin do sene që nuk duhet me ndodhë, po një e di, që ti nuk lëshon pe”, ka deklaruar Avdyli.
Deklarata e tij vjen pas tensioneve të krijuara në Kuvend, ku situata eskaloi gjatë debatit mes deputetëve.








