Ish-shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka shkruar për sitautën e sotme në Kuvendin e Kosovës.
Ajo ka thënë se sulmi me vezë nga deputetja Time Kadrijaj, ishte një ngjarje surreale dhe, sipas saj, u dëshmuar se nervoza e deputetëve kishte dalë nga kontrolli.
“Nuk kam çfarë të shtoj për veprimin e deputetes, përveçse të uroj që të jetë qetësuar pas atij momenti dhe që, bashkë me grupin e saj parlamentar, të arrijnë të kuptojnë se me praninë dhe votimin e tyre për konstituimin e institucioneve mund të kontribuojnë shumë më dobishëm për vendin sesa me veprime të tilla”, ka shkruar Kusari Lila.








