Lladrovci: Sjellja normale në situatë jonormale është “non sens”

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar së fundmi në Kuvendin e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Lladrovci ka thënë se “sjellja normale në situatë jo normale, është ‘non sens’”.

Ai ka rikujtuar një deklaratë të mëhershme të Albin Kurtit, kur ky i fundit ishte në opozitë.


“Shkelësit e ligjit janë kriminel, shkelësit e Kushtetutës janë superkriminel, është deklaratë e opozitarit Kurti të para disa viteve, kur e komentonte qeverisjen e asaj kohe. Sot, po ai opozitari i djeshëm me të dyja këmbët e shkeli Kushtetutën bashkë me partinë e vet dhe sipas pamjeve, nuk po ndjehet ‘superkriminel’”, ka deklaruar ai.

Lladrovci ka thënë se Kosova, sipas tij, ka hyrë në një situatë të paprecedentë, duke kërkuar që çështja e afatit për konstituimin e Kuvendit të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

“Seanca konstituive përbën çështje kushtetuese, rruga e vetme është që dhjetë e më tepër deputetë t’i mbledhin nënshkrimet e ta dërgojnë këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese që përveç afatit, edhe cilat janë sanksionet, apo cila është pasoja kur nuk zbatohet afati kushtetues”, ka shkruar ai.


Lladrovci është ndalur edhe te incidenti në Kuvend, ku deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, hodhi vezë në drejtim të Kurtit.

“Vezët e Time Kadriajt, përveç si veprim demokratik, janë rikujtesë për një rrugë e cila partisë në pushtet i solli fryte të paimagjinueshme politike, pse duhet të habitemi!”, ka përfunduar Lladrovci.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit