Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda ka folur lidhur me situatën e krijuar rreth konstituimit të Kuvendit.
Gruda tha se me tejkalimin e afatit të përcaktuar me Kushtetutë po cenohet rendi kushtetues i vendit.
Ai ka theksuar se afati për konstituimin e Kuvendit ka skaduar të premten, duke e cilësuar shkeljen e tij si një situatë të papranueshme.
“Sot po rrënohet Kushtetuta e Kosovës, por jo më nga Millosheviqi, prej njerëzve që i ka zgjedhur populli i Kosovës. Kjo është e pabesueshme dhe e papranueshme”, ka deklaruar Gruda.








