Haxhiu: Nuk është e vërtetë që opozitës iu mbyll Kuvendi, është praktikë që ndiqet sa herë s’ka seancë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se s’është e vërtetë që është mbyllur për opozitën dyert e kuvendit.


Sipas saj kjo është një praktikë që ndiqet sa herë që nuk ka ndonjë seancë të ftuar zyrtarisht.

“Kushdo që thotë se dyert e kuvendit janë mbyllur për opozitën s’e thotë të vërtetën. Ato gjithmonë janë mbyllur. Ne s’kemi parë këkresë për seancë të jashtëzakonshme. Por janë edhe disa mënyra se si thirret seanca e Kuvendit, mund ta thërras qeveria. Por s’ka ndodhur asnjëra, dhe s’ka pasur askush përgjegjësi që dikush nga administrata të vijë. Në momentin që thirret seanca, dyert hapën dhe gjithë stafi i administratës të vijnë. Thrras që deputetët të mos akuzojnë askënd, sepse s’ka pasur asnjë tendencë. Por rregullorja e Kuvendit cakton rregullat”, ka thënë Haxhiu.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit