E rëndë: Influenceri meksikan vritet gjatë transmetimit live në TikTok

Influenceri meksikan Cesar Gastelum është vrarë të martën gjatë një transmetimi “live” në TikTok, teksa ndodhej me miqtë e tij pranë një restoranti të ushqimit të shpejtë në qytetin Culiacán.

Sipas autoriteteve lokale, Gastelum, i cili kishte afro 600 mijë ndjekës në TikTok dhe njihej për videot e tij humoristike, po transmetonte drejtpërdrejt kur dy persona të armatosur, të cilët lëviznin me motoçikletë dhe mbanin helmeta, iu afruan grupit. Në pamjet e transmetimit shihet se drejtuesi i motoçikletës hapi zjarr në drejtim të influencerit, duke e lënë të vdekur në vend.

Një zyrtar i sigurisë në shtetin Sinaloa konfirmoi vdekjen e Gastelum dhe bëri të ditur se është duke u zhvilluar një operacion i gjerë për kapjen e autorëve.

Vrasja ndodhi në Culiacán, kryeqytetin e shtetit Sinaloa, një zonë e përfshirë prej kohësh nga përplasjet mes grupeve rivale të krimit të organizuar,shkruan Reuters, transmeton Sinjali.

Rasti rikthen në vëmendje edhe vrasjen e influencers meksikane Valeria Marquez, e cila në maj të vitit 2025 u qëllua për vdekje gjatë një transmetimi live në TikTok, në sallonin ku punonte në shtetin Jalisco.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit