Shqiptari i famshëm tregon si iu hakmorën: Nuk e doja Titon, por ai erdhi për kafe në shtëpinë time!

Për Vilson Gjonin flitet edhe sot në Kosovë nga gjeneratat e vjetra.

Do të rikujtojmë një intervistë të Gjonit, e cila ka qenë interesante dhe kishte bërë bujë para tre viteve.

Ish futbollisti i njohur Vilson Gjoni, shqiptar e me prejardhje nga Kosova, para tre viteve kishte befasuar me një deklaratë që pak kush e priste.

Gjoni la gjurmë si futbollist duke luajtur për Hajdukun, i cili me deklarata e tij kishte ngjallë reagime në opinion pasi deklaroi se nuk mori pjesë në Kampionatin Botëror të vitit 1974 vetëm sepse identifikohej si kroat.

Futbollisti nga Spliti, me prejardhje nga Prizreni, luajti vetëm katër ndeshje për reprezentacionin e ish-Jugosllavisë dhe thotë se e di arsyen.

“Presidenti i Hajdukut, Tito Kirigin, më mashtroi atëherë.

Përzgjedhësi Miljaniq, para Kampionatit Botëror të vitit 1974, kishte thënë: ‘Nëse ndonjë nga reprezentuesit lëndohet, do ta ftoj Gjonin.’

Dhe u lëndua mbrojtësi i djathtë Krivokuça nga Cërvena Zvezda. Në Hajduk të gjithë më uruan për ftesën në reprezentacion, por papritur, në vendin tim u thirr Peruzoviq. Kjo erdhi nga Tito Kirigin…”, kishte thënë Gjoni në një intervistë për mediumin kroat “Veçernji list”.

Ai shtoi se e di pse presidenti i Hajdukut e favorizoi Peruzoviçin në vend të tij, sado e çuditshme të tingëllojë që presidentët e klubeve të ndikonin në listën për Kampionatin Botëror.

“Sepse unë isha kroat dhe gjithmonë bëja shenjën e kryqit në çdo ndeshje, ndërsa Peruzoviqi jo. Askush tjetër përveç meje nuk e bënte këtë atëherë.

Një herë Tito Kirigin më tha se nuk do të luaja më për Hajdukun nëse e bëja përsëri këtë gjatë ndeshjes. Unë iu përgjigja se e respektoja mendimin e tij, por se nuk e dinte pse e bëja.

Më pyeti pse, ndërsa unë i thashë: ‘Që Zoti të më japë shëndet, të mos lëndohem dhe Hajduku të fitojë!’ Kur ia thashë këtë, ai heshti”, shtoi Gjoni.

Pak kohë më vonë, Gjoni i zhgënjeu tifozët e Hajdukut duke kaluar drejtpërdrejt te Dinamo Zagrebi.

Më pas, në vitin 1978, u shpall futbollisti më i mirë ish jugosllav dhe më vonë vazhdoi karrierën te Schalke.

Pas përfundimit të karrierës punoi si skaut dhe njihej si njeri që nuk pranonte autoritetin e askujt, madje as të Josip Broz Titos.

“Tito ka qenë në shtëpinë time për kafe! Një herë, pas fitimit të titullit të kampionit, besoj në vitin 1971, ishim të ftuar në vilën e tij në Split.

Ai na priti mirë, ndërsa unë iu afrova dhe i thashë: ‘Shoku Tito, unë jetoj përballë, hajde nesër tek unë për një kafe.’

Dhe vërtet erdhi!”, tha Gjoni, duke shtuar se e kishte ftuar vetëm nga mirësjellja.

“Nuk mund të themi se ishte tifoz vetëm i Hajdukut, sepse edhe pse e donte Hajdukun, ai i donte edhe klubet e tjera.

Pse nuk e doja unë?

Sepse e kam dashur dhe e dua Kroacinë dhe katolikët, ndërsa ai nuk i donte. Ai ishte i orientuar jugosllavë, ashtu ishin kohët”, përfundoi Gjoni.

Gjoni qëndron një periudhë nëntëvjeçare te Hajduku (1969–1978), me 259 paraqitje, tre tituj kampioni të ish Jugosllavisë (1971, 1974 dhe 1975) dhe pesë trofe të Kupës. Ndërsa te Dinamo kaloi sezonin 1978/1979, në të cilin u shpall lojtari më i mirë i ish Jugosllavisë.

Nga viti 1974 deri në vitin 1978 ai luajti katër ndeshje për reprezentacionin e ish Jugosllavisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit