Mos e hidh goditjen, ja kush i thotë shqiptarit në meçin me Anthony Joshuan

Janë zbuluar fjalët e trajnerëve të Kristian Prengës pas rundit të parë të përballjes me Anthony Joshuan, në të cilin boksieri shqiptar befasoi botën e boksit duke e rrëzuar dy herë britanikun.

Pas një fillimi të jashtëzakonshëm, trajnerët e Prengës e këshilluan atë të ruante qetësinë dhe të mos kërkonte me çdo kusht përfundimin e duelit.

“Dëgjo, ishte një raund i shkëlqyer.

Por nuk dua të nxitosh. Ki durim.

Puno me dy goditje të drejta (jab), lart e poshtë, pastaj godit me të djathtën dhe afrohu. Mos e hidh goditjen pa menduar.

Mbaje dorën e majtë lart dhe merr frymë thellë”, ishte mesazhi i trajnerëve të tij.

Ata i kërkuan Prengës të qëndronte i mbuluar dhe të ruante disiplinën taktike: “Mos u nxito, sepse kur nxitohesh hapesh dhe i jep kundërshtarit mundësi. Qëndro i fortë, puno me jab dhe lëviz. Goditja e fortë me të djathtën do të vijë në momentin e duhur”.

Megjithatë, pavarësisht rundit të parë spektakolar, ku shqiptari vendosi në vështirësi një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Joshua reagoi fuqishëm.

Në raundin e dytë, britaniku arriti të rikthehet në duel dhe e mbylli përballjen me nokaut, duke siguruar fitoren ndaj Kristian Prengës në meçin e zhvilluar në Arabinë Saudite.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit