Kjo nuk u pa pas meçit me shqiptarin, ja më kë bisedonte Anthony Joshua dhe plis bardhët

Para dy ditësh, Anthony Joshua e Kristian Prenga e sfiduan njëri-tjetrin, në meçin e quajtur si “The Comeback”.

Ky meç u mbajt në Jeddah Superdome në Xhedah të Arabisë Saudite.

Anthony Joshua triumfoi me nokaut ndaj boksierit shqiptar, Kristian Prengës.

Joshua e nokautoi Prengën në sekondat e parë të raundit të dytë, edhe pse në raundin e parë dominoi boksieri shqiptar.

Por, më shumë bujë se lufta bënë veprimet e Joshuas pas meçit.

Ai u pa duke festuar me flamurin e Shqipërisë, teksa i takoi edhe prindërit e Prengës pas ndeshjes.

Joshua shihet me flamurin shqiptar, teksa shihet edhe duke biseduar me prindërit e kundërshtarit të tij.

Në mbishkrimin e videos, ai ka shkruar: “Gjëja më e madhe që krijon sporti nuk është gjithmonë një fitues, por respekti i ndërsjellë mes dy njerëzve që e kanë fituar respektin e njëri-tjetrit. Kjo është trashëgimia e vërtetë e sportit.

Deri herën tjetër…”.

Shihet edhe Kristian Prenga, i cili po ashtu i dërgoi një mesazh boksierit britanik. Ai i uroi mirëseardhje në Shqipëri, derisa i përmendi edhe nënën e babain, duke iu uruar shëndet.

Nga ky duel, Joshua fitoi mbi katër milionë funte, teksa Prenga arkëtoi pak më shumë se 1 milion funte.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit