Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Penuhë të Podujevës, ku është përfshirë një kamion.
Si pasojë e aksidentit, ngarkesa që transportonte kamioni ka rënë në rrugë, duke shkaktuar bllokim të komunikacionit.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura rrethanat e aksidentit dhe nëse ka persona të lënduar.








