Kosova dhe Franca nënshkruajnë pesë marrëveshje për thellimin e bashkëpunimit

Kosova dhe Franca kanë nënshkruar të hënën pesë marrëveshje, të cilat synojnë forcimin e bashkëpunimit dypalësh në disa fusha.

Marrëveshjet u nënshkruan gjatë vizitës zyrtare në Kosovë të ministrit të Deleguar për Evropën të Francës, Benjamin Haddad, i cili u prit në takim nga ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Palët nënshkruan një letër qëllimi për themelimin e Komunitetit Kosovaro-Francez, në mbështetje të organizimit të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Po ashtu, u nënshkruan marrëveshja administrative për mësimdhënien e gjuhës frënge në Kosovë, marrëveshja për ndihmë juridike të ndërsjellë në çështje penale dhe marrëveshja për ekstradimin.


Në kuadër të vizitës u nënshkrua edhe marrëveshja e kredisë me Agjencinë Franceze për Zhvillim, e cila lidhet me financimin e projektit për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Katër marrëveshjet e para u nënshkruan nga Glauk Konjufca dhe Benjamin Haddad, ndërsa marrëveshja e kredisë u firmos nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, dhe ministri francez.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit