Një grua është gjetur pa shenja jete në Rahovec, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh të publikuar të hënën.
Sipas policisë, viktima është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Rahovec, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj.
Bazuar në deklarimin e një dëshmitari, viktima është gjetur e shtrirë në shtëpinë e saj.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ka bërë të ditur policia.








