E rëndë: Ky është 52-vjeçari që u gjet pa shenja jete në Janjevë 

Gazeta ka raportuar më parë për një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e së dielës në Janjevë të Lipjanit, ku një 52-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Burimet bëjnë me dije se viktima është Lulzim Gashi, 52 vjeçar.

Sipas informacioneve, rreth orës 09:30, Policia është njoftuar se familjarët kishin kërkuar ndihmën e Emergjencës, pasi Lulzim Gashi ishte gjetur i shtrirë në shtëpi pa ndjenja.

Ekipi mjekësor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, por në orën 09:50 mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e 52-vjeçarit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “Trup i pajetë”.


Sipas familjarëve, i ndjeri kishte pasur probleme shëndetësore edhe më herët dhe nuk kanë shprehur dyshime lidhur me rrethanat e vdekjes.

Me vendim të Prokurorit, trupi nuk është dërguar për autopsi, por i është liruar familjes për ceremoninë e varrimit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit