Policia e Berlinit: I dyshuari për sulmin në Tiergarten u vra pasi iu vërsul policëve me thikë

Policia e Berlinit ka njoftuar se i dyshuari për sulmin e djeshëm në zonën Großer Tiergarten është lokalizuar rreth orës 18:00 në një zonë kopshtesh në Spandau.

Sipas njoftimit të policisë, bazuar në të dhënat aktuale, i dyshuari dyshohet se është vërsulur drejt forcave policore me një mjet prerës, pas së cilës njësia speciale e policisë SEK Berlin ka përdorur armët e zjarrit.

“Pavarësisht masave të menjëhershme për reanimim të ndërmarra nga Shërbimi i Zjarrfikësve të Berlinit, ai ka vdekur në vendngjarje”, thuhet në deklaratën e policisë.

Hetimet për rrethanat e sulmit dhe motivin e të dyshuarit po vazhdojnë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit