Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Janina Ymeri, ka reaguar ndaj deklaratës së u.d. presidentes Albulena Haxhiu, e cila i ka ofruar Francës ndihmën e Kosovës në përballjen me zjarret.
Ymeri ka kritikuar këtë veprim, duke thënë se Kosova ende nuk ka kapacitete të mjaftueshme për menaxhimin e zjarreve dhe vazhdon të varet nga ndihma e KFOR-it.
“Nashta duhet me rikujtu Presidencës e Qeverisë që ne vet ende varemi nga kapacitetet e KFOR-it për zjarre. Jo vetëm kjo, por edhe që kushtet e zjarrfikësve janë aspak të mira”, ka shkruar Ymeri.Ajo e ka cilësuar deklaratën si fyese për ata që, sipas saj, janë përballur ndër vite me zjarre pa pajisje dhe mbështetje të mjaftueshme.









