Mister: Polici pretendoi se bashkëshortja “vdiq gjatë seksit”, por mjekët zbuluan se kishte ndërruar jetë orë më parë

Një polic ushtarak në Brazil është arrestuar pasi bashkëshortja e tij, gjithashtu oficere policie, u dërgua pa shenja jete në spital.

37-vjeçari Eduardo O. pretendoi se vdekja kishte ndodhur pas një aktiviteti seksual me pëlqim mes çiftit, por mjekët konstatuan se 41-vjeçarja Michele Leao A. kishte ndërruar jetë disa orë më herët.

Sipas autoriteteve mjekësore, Michele kishte pësuar lëndime të shumta në trup, përfshirë dëmtime në kokë, hematoma, lëndime në këmbë dhe prerje. Rrethanat e sakta të vdekjes janë ende nën hetim.

Gjatë marrjes në pyetje, Eduardo Oliveira deklaroi se ai dhe bashkëshortja kishin konsumuar alkool dhe ekstazi së bashku, raportojnë mediat, përfshirë Bild. Ai pretendoi se lëndimet ishin shkaktuar gjatë një aktiviteti intim me pëlqimin e të dyve, ndërsa shtoi se gruaja kishte rënë edhe nga shkallët, duke pësuar një goditje në kokë.

Sipas versionit të tij, ai e kishte ndihmuar bashkëshorten pas rrëzimit, e kishte dërguar në dhomë dhe vetëm më vonë kishte kuptuar se ajo nuk po reagonte. Më pas, ai e transportoi në spital.

Policia e arrestoi Eduardo Oliveiran po atë mbrëmje. Gjatë kontrollit në banesën e çiftit u sekuestruan prova të ndryshme, përfshirë një objekt prej druri të thyer dhe sende të tjera që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rastit.

Familja e viktimës ka ngritur akuza se marrëdhënia mes çiftit karakterizohej nga abuzim psikologjik, poshtërim dhe kontroll.

Nëna e Michele ka deklaruar se çifti ishte ndarë dhe pajtuar disa herë gjatë viteve, ndërsa vajza e saj së fundmi kishte tentuar t’i jepte fund lidhjes.

Hetimet vazhdojnë, ndërsa trupi i 41-vjeçares është dërguar për autopsi për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit