Spalleti befason Edon Zhegrovën, ky është vendimi i fundit

Edon Zhegrova do të ketë edhe një mundësi tjetër te Juventusi, me raportimet që vijnë nga Italia që thonë se ylli kosovar do të jetë pjesë e klubit edhe për sezonin tjetër.

Zhegrova pati një sezon për t’u harruar edicionin që e kemi lënë pas, pas transferimit të tij në Itali nga Lille.

Juventusi e bleu yllin kosovar për 15.5 milionë euro + bonuse nga Lille, mirëpo Zhegrova nuk arriti të lë gjurmë në sezonin e tij të parë në Itali.

Zhegrova nuk arriti as të shënojë e as të asistojë gjatë tërë sezonit, i cili u karakterizua për të duke qenë në bankën rezervë në shumicën e ndeshjeve.

Ai startoi vetëm një ndeshje, në tetor të vitit 2025 në Ligën e Kampionëve ndaj Pafos, të cilën e luajti vetëm pjesën e parë.

Mirëpo, sipas asaj që raporton gazetari Giova Albanese, Zhegrovës i është dhënë edhe një tjetër mundësi nga trajneri Luciano Spalletti.

Pas zërave se mund të largohej nga Juventusi pas vetëm një sezoni, tashmë është bërë me dije se Zhegrova do të luajë me Juventusin edhe në sezonin e ri.

Zhegrova luajti në ndeshjen e parë miqësore të sezonit të ri për Juventusin, me klubin italian që u përball me Baselin në Zvicër.

Ajo ndeshje përfundoi me barazim prej 0-0, me Zhegrovën që luajti vetëm 45 minuti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit