Anija turke me grurë goditet në Detin e Zi, raportohet për viktima në ekuipazh

Një anije tregtare me flamur turk është goditur nga raketa në Detin e Zi, duke shkaktuar viktima dhe dëme në mjetin lundrues, kanë bërë të ditur autoritetet ukrainase.

Sipas Marinës së Ukrainës, anija që transportonte grurë u godit nga tre raketa ndërsa po largohej nga zona e konfliktit. Nga sulmi dyshohet se kanë humbur jetën pesë anëtarë të ekuipazhit, ndërsa për disa të tjerë ende nuk ka informacion të konfirmuar.

Tetë marinarë janë shpëtuar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Odesa.

Autoritetet ukrainase e kanë dënuar sulmin, duke deklaruar se anija ishte civile, e paarmatosur dhe nuk përbënte kërcënim. Sipas tyre, në mesin e ekuipazhit kishte shtetas sirianë, indianë dhe një kapiten ukrainas.

Ngjarja vjen në një kohë kur tensionet në Detin e Zi vazhdojnë të jenë të larta, me sulme të vazhdueshme ndaj infrastrukturës dhe porteve në rajonin e konfliktit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit