Milan Milaniqi kështu i tha Veli Vraniqit për Kosovën! E la pa koment 

Historia e futbollit të Kosovës është jashtëzakonisht interesante, sidomos në vitet e 80-ta, kur tifozët e Prishtinës vlerësoheshin si ndër më të zjarrtit, të krahasueshëm me ata të Amerikës së Jugut.

Atmosfera në stadium ishte e zjarrtë dhe kundërshtarët mbeteshin të mahnitur nga prania e 30 deri në 40 mijë shikuesve në stadiumin e Prishtinës, sot “Fadil Vokrri”, në kohën e gjeneratës së artë të udhëhequr nga kapiteni Fadil Vokrri.

Kosova gjithmonë ka pasur futboll cilësor, por sistemi i atëhershëm e pengoi zhvillimin e tij dhe nuk e lejoi të përparonte siç duhej.

Trajneri malazez Milan Milaniq, ish-kryetar i Federatës së Futbollit të ish-Jugosllavisë, në një deklaratë në Split për gazetarin dhe komentatorin e njohur të Kosovës Veli Vraniqi, kishte befasuar me vlerësimin e tij për publikun e Prishtinës.

“Publiku më ka befasuar për të mirë. Do të ishte mirë që trajnerët të ulen në mesin e tyre dhe të shohin se çka mund të dëgjohet nga ata.

Gjatë lojës së reprezentacionit olimpik me Prishtinën isha në shkallët e stadiumit.

Tifozët demantuan plotësisht mendimin tim se shikuesit e shumtë e duan vetëm topin dhe Prishtinën, si skuadër e tyre.

Të gjitha komentimet, vlerësimet, këshillat dhe sugjerimet që ua bënin lojtarëve ishin si të ndonjë trajneri të mirë. Më befasuan për të mirë me njohjen e hollësishme të lojës në tërësi.

U binda se Prishtina dhe Kosova janë për sport dhe për lojën cilësore të futbollit”.

Kjo deklaratë e Milaniqit është botuar më 5 nëntor të vitit 1986.

Duhet theksuar se në vitin 1992, në cilësinë e kryetarit të Federatës së Futbollit të ish-Jugosllavisë, Milan Milaniq e dëboi nga zyra e tij kriminelin Zhelko Razhnatoviq – Arkan, i cili kishte uzurpuar stadiumin e Prishtinës dhe kishte krijuar një “Prishtinë” fantome, të përbërë nga futbollistë serbë dhe malazezë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit