Gjergj Dedaj: Kurti, politikan i çmendur, po i hap derën investimeve ruso-serbe në Kosovë

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka vlerësuar se përfshirja e Kosovës në projektin e gazit amerikan nuk ka rëndësi vetëm ekonomike, por edhe politike e strategjike.

Dedaj ka mbështetur thirrjen e Odës Ekonomike Amerikane për avancimin e këtij projekti, duke theksuar se gazi amerikan duhet të jetë një nga prioritetet kryesore të institucioneve dhe subjekteve politike të Kosovës.


‘’Përfshirja e Kosovës në projektin e gazit Amerikan nuk është vetëm e një rëndësie ekonomike, por mbi të gjitha e një rëndësie politike dhe strategjike .Oda Ekonomike Amerikane me plotë të drejt e ka vlerësuar këtë prioritet të gazit Amerikan në Kosovë, çështje e cila duhet të ishte në top agjendën e politikave të institucioneve dhe të subjekteve të shtetit tē Kosovës’’, tha Dedaj.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara kanë pasur rol vendimtar në proceset e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, ndërsa partneriteti me SHBA-në mbetet i rëndësishëm edhe në fushën e energjisë.

‘’ SHBA ishin dhe mbeten faktori kryesor, krucial dhe historik i lirisë dhe i pavarësisë së Kosovës’’, thotë Dedaj.

Dedaj ka kritikuar kundërshtimin ndaj projekteve dhe investimeve amerikane e evropiane në Kosovë, duke thënë se një qasje e tillë, sipas tij, mund t’i hapë rrugë ndikimeve të tjera që nuk janë në interes të vendit.

‘’ Vetëm një klan i politikanëve infantil e të çmendur, të cilët nuk ia duan të mirën Kosovës, mund ta kundërshtojnë gazin Amerikan. Me një fjalë ata të cilët i kundërshtojnë politikat dhe investimet e SHBA dhe BE në Kosove, e kanë mision te ia hapin derën politikave dhe investimeve ruso- serbe në Kosovë’’, përfundon Dedaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit