Parashikimi i motit për fundjavë – Temperaturat deri në 35 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar për motin që pritet të mbaj gjatë këtij vikendi.

Për të shtunën, IHMK njofton se pritet të ketë mot me diell dhe vranësira, ku, temperaturat minimale do të jenë mes 12 dhe 16 gradë celsius, ndërsa maksimale mes 31 dhe 35 gradë.

Ndërsa të dielën, shton IHMK, pritet mot i vranët me intervale me diell, ku temperaturat minimale do jenë mes 13 dhe 17 gradë, ndërsa ato maksimale, 30 dhe 34 gradë celsius.


Postimi:

🌤️ INSTITUTI HIDROMETEOROLOGJIK I KOSOVËS

Parashikimi i motit për fundjavën (18–19 korrik 2026)


☀️ E shtunë (18.07.2026)

Mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 16°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë 31 deri në 35°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet veriore dhe veriperëndimore.


🌤️🌦️ E diel (19.07.2026)

Parashihet mot i vranët me intervale me diell. Vranësirat, vende-vende, parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale do të lëvizin ndërmjet 30 dhe 34°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–11 m/s.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit