Therja në Podujevë po dyshohet se është kryer për motive të hakmarrjes, pasi viktima ishte i dyshuar në Maj për rrahjen e Shkëlzen Vërshefcit, i cili u arrestua për incidentin e ndodhur të premten.
Vërshefci i cili është rreth moshës 27-28 vjeçare, ishte rrahur më 26 maj nga Malsor Mustafa, Enis Hoxha, Liridon Rrahmani dhe i mituri që u ther sot, E.Rr, incident për të cilin Gazeta pati raportuar ekskluzivisht.
Policia njoftoi se i dyshuari për therjen e të miturit u arrestua, ndërsa ky i fundit ka pranuar tretman mjekësor.








