Tre persona të vdekur brenda një dite, dy dyshohen për vetëvrasje, i treti ra nga lartësia

Tre persona kanë vdekur të dielën në Kosovë, në rrethana ende të pasqaruara.


Dy nga ta u gjetën pa shenja jetë, ndërsa i treti ka rënë nga një lartësi.

Në rajonin e Prizrenit sot janë regjistruar dy raste të personave të cilët janë gjetur pa shenja jete.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit Shaqir Bytyqi ka thënë se të dy rastet, dyshohet të jenë vetëvrasje.

“Sot, më datë 05.07.2026, në rajonin e Prizrenit janë raportuar dy raste të personave të gjetur pa shenja jete, për të cilat janë iniciuar hetime”, ka thënë Bytyqi.

Rasti i parë është raportuar rreth orës 15:40, kur është pranuar informata se në rrugën “Turgut Özal” në Prizren, në banesën e saj, ndodhej një person pa shenja jete. Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ekipi i Emergjencës ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Bytyqi ka thënë se sipas informacioneve fillestare, viktima është femër, rreth 54 vjeçe dhe se bazuar në rrethanat e evidentuara në vendin e ngjarjes, dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje.

Rasti i dytë është raportuar rreth orës 17:50, kur nga një zyrtar policor është pranuar informata se në një zonë pyjore në fshatin Restelicë, komuna e Dragashit, është gjetur një person pa shenja jete. Patrulla policore dhe ekipi i Emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës.

“Sipas informacioneve fillestare, viktima është mashkull, rreth 68 vjeç. Bazuar në rrethanat e para të evidentuara në vendin e ngjarjes, dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje. Për të dy rastet është njoftuar prokurori kompetent, me autorizimin e të cilit kanë filluar veprimet hetimore. Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Të dy rastet janë iniciuar dhe po hetohen si “Hetim i vdekjes””, ka thënë Bytyqi..

Ndërkaq në Shtime, të dielën pak para orës 19, është raportuar se një person ka rënë nga një lartësi.

Sipas hetimeve të para, dyshohet se viktima ka rënë aksidentalisht së bashku me shtyllat metalike (gilinderat).

Ekipi mjekësor, sic bëhet e ditur nga forcat e rendit, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e ka dërguar viktimën në QKMF, ku është konstatuar se ishte pa shenja jete.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit