Festat e fundvitit po afrohen dhe bashkë me to edhe pushimi dimëror për nxënësit. Krahas tij, gjatë vitit shkollor 2026–2027 janë paraparë edhe pushimi pranveror dhe disa ditë të tjera pushimi zyrtar.
Sipas kalendarit të publikuar, pushimi dimëror do të nisë më 24 dhjetor 2026 dhe do të zgjasë deri më 8 janar 2027, ndërsa mësimi do të rifillojë më 11 janar.
Ndërkaq, pushimi pranveror është planifikuar nga 5 deri më 8 prill 2027, ndërsa pushimi vjeshtor është mbajtur nga 28 deri më 30 tetor 2026.
Përveç pushimeve shkollore, kalendari përfshin edhe ditët e festave zyrtare, gjatë të cilave nuk do të zhvillohet procesi mësimor në institucionet arsimore.
Pushimet shkollore për vitin 2026–2027:
Pushimi vjeshtor: 28–30 tetor 2026
Pushimi dimëror: 28 dhjetor 2026 – 8 janar 2027
Pushimi pranveror: 5–8 prill 2027
Ditët e pushimit zyrtar:
30 nëntor 2026 – Dita e Pavarësisë së Shqipërisë (28 Nëntori)
17 shkurt 2027 – Dita e Pavarësisë së Kosovës
9 mars 2027 – Fitër Bajrami
29 mars 2027 – Pashkët Katolike
9 prill 2027 – Dita e Kushtetutës së Kosovës
3 maj 2027 – Dita Ndërkombëtare e Punës
4 maj 2027 – Pashkët Ortodokse
10 maj 2027 – Dita e Evropës
17 maj 2027 – Kurban Bajrami
14 qershor 2027 – Dita e Paqes









