Pas dy ditësh kërkimesh intensive, ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë arritur të lokalizojnë dhe nxjerrin trupin e pajetë të personit që ishte zhdukur në Liqenin e Batllavës.
Sipas njoftimit, operacioni i kërkim-shpëtimit u zhvillua në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, strukturat komunale të Komunës së Podujevës dhe shoqatat e angazhuara për kërkim dhe shpëtim.
Autoritetet nuk kanë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me rrethanat e rastit, ndërsa kanë falënderuar të gjitha ekipet që morën pjesë në operacionin e realizuar gjatë dy ditëve të fundit.








