Aksioni “Nafta”: Arrestohen disa persona, sekuestrohen para në cash, dokumente dhe cisterna

Një operacion i gjerë policor ka nisur në orët e para të mëngjesit në më shumë se 40 lokacione në mbarë vendin për dyshime mbi një skemë të organizuar kriminale.

Sipas informacioneve të para, aksioni është duke u zhvilluar ndaj kompanive importuese nga Shqipëria që dyshohet se kanë importuar ujë në vend të derivateve të naftës.

Burimet thonë se gjatë aksionit janë arrestuar disa persona, ndërsa janë sekuestruar para të gatshme (cash), dokumentacione të ndryshme që dyshohet se lidhen me aktivitetin nën hetim, kompjuterë, si dhe cisterna të përdorura në sektorin e derivateve të naftës.


Në operacion janë përfshirë Prokuroria Speciale, Njësia e hetimeve tatimore e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Policia e Kosovës dhe Njësia e hetimeve e Doganës së Kosovës.

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, ka konfirmuar për Insajderin se aksioni është duke u zhvilluar, por nuk dha detaje shtesë.

“Mund të konfirmojmë operacionin policor. Për më shumë detaje, do t’ju njoftojmë përmes një komunikate të përbashkët me Policinë e Kosovës”, deklaroi Luta.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit