Një grua ka rrëfyer për një histori të vështirë që po përjeton pas ndarjes nga ish-partneri i saj, duke treguar se marrëdhënia mes tyre nuk ka përfunduar plotësisht dhe se emocionet ende janë shumë të forta.
Ajo shpjegon se, pavarësisht ndarjes, ata vazhdojnë të takohen herë pas here, gjë që e ka bërë edhe më të vështirë për të të vazhdojë përpara, shkruan “The Sun”.
Rrëfimi i plotë
Që nga ndarja ime me ish-të dashurin para gjashtë muajsh, ne kemi fjetur bashkë disa herë.
Ai më ka thënë se ende më do, por nuk dëshiron të rikthehemi bashkë, dhe mendoj se ai po takohet edhe me gra të tjera. A po më përdor?
Unë jam 24 vjeçe dhe ai është 25. Kemi qenë bashkë për gjashtë vjet dhe kemi qenë lidhja e parë serioze për njëri-tjetrin.
Gjërat u prishën sepse ziheshim shpesh, por kemi mbetur miq.
Do të bëja gjithçka për ta rikthyer, por ai thotë se ka marrë fund përfundimisht.
Megjithatë, sa herë që takohemi, përfundojmë duke fjetur bashkë. Seksi është shumë i mirë – më i mirë se kurrë më parë.
Të nesërmen në mëngjes, gjithmonë ndihem keq dhe biem dakord që të mos ndodhë më.
Gjithashtu dyshoj se ai po del me gra të tjera, por ai e mohon.
Shoqja ime më e mirë thotë se ai po më përdor, dhe unë po e lejoj.
Nuk di çfarë të bëj. E di që duhet të vazhdoj përpara, por nuk mundem.
DEIDRE THOTË: Të harrosh dashurinë tënde të parë nuk është kurrë e lehtë.
Ndoshta nuk është e lehtë as për të. Por edhe nëse ai nuk po të përdor qëllimisht, të fjeturit bashkë po ju pengon të dyve të ecni përpara.
Është e mundur që ju të jeni miq në të ardhmen, kur ndjenjat tuaja të jenë më të qeta.
Deri atëherë, gjëja më e mirë që mund të bësh është të shkëputesh plotësisht prej tij – pa takime, pa mesazhe apo komunikim. Thjesht hapësirë dhe kohë.
Kjo do të të japë kohë të përballosh ndarjen dhe të ndërtosh forcën tënde emocionale.








