Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në fshatin Stanoc i Epërm të Vushtrrisë, ku persona të dyshuar kanë depërtuar me forcë në një market.
Sipas burimeve të Sinjalit, rasti ka ndodhur më 26 qershor, rreth orës 04:00, në marketin “Tony”.
Ankuesi ka njoftuar Policinë se gjatë natës është thyer xhami i marketit dhe persona të dyshuar kanë hyrë brenda, ku kanë vjedhur karikues telefoni dhe para të gatshme.
Dëmi i shkaktuar, sipas ankuesit, kap vlerën rreth 160 euro.
Burimet bëjnë të ditur se më vonë hetuesit kanë identifikuar një veturë të dyshuar të përfshirë në rast, e cila me urdhër të Prokurorit është sekuestruar dhe dërguar në Stacionin Policor në Vushtrri.
Pas kontrollit në veturë janë gjetur sendet e vjedhura, ndërsa vetura më pas i është kthyer pronarit.
I dyshuari është lokalizuar dhe është ftuar në Stacionin Policor, ku pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit, është ndaluar për 48 orë.
Burimet thonë se gjatë intervistimit i dyshuari ka pranuar se ka kryer edhe tri raste të tjera.
Hetimet për rastin janë në vazhdim.








