Aksident me fatalitet në Gjakovë, humb jetën motoçiklisti

Një motoçiklist ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën “Tirana” në Gjakovë, në orët e para të mëngjesit.

Rastin e ka konfirmuar zyrtarja për informim në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, Vlera Krasniqi, e cila ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:20 të mëngjesit.

Sipas të dhënave zyrtare, motoçiklisti nuk ka arritur t’ia përshtatë shpejtësinë kushteve të rrugës, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trotuarin. Si pasojë e goditjes, ai është hedhur mbi një veturë që po qarkullonte në shiritin e saj.

Policia ka bërë të ditur se rasti po hetohet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit