Avokati Spartak Ngjela ka reaguar pas deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiç, duke ironizuar kërcënimet për luftë ndaj Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ngjela tha se Vuçiç po përpiqet të mashtrojë opinionin serb, duke theksuar se Kosova mbështetet nga SHBA-ja dhe trupat e NATO-s.
“Kosova ka Amerikën dhe trupa të NATO-s. Me kë do të bësh luftë?”, shkroi ai, ndërsa shtoi se shqiptarët duhet të presin me qetësi zhvillimet historike, duke përmendur edhe vizionin e tij për bashkimin kombëtar.
Postimi i plotë:
Kemi çdo arsye për të hyrë në luftë!
Keshtu po e kërcënon Vuçiç Kosovën, kur ai thote:
“Kemi armë më të avancuara se ato të Izraelit; prandaj kemi arsye për të hyre në luftë kundër Kosovës”.
Mirë, oré mire, ti ke armët kunder Kosovës, por Kosova ka Amerikën dhe trupa të NATO-s dhe, edhe me trupa amerikane brenda saj, në ruajtjen e Kosovës.
Domethënë, o Vuçiç ziu – me kë do të bësh luftë?!!
Se të gjithë analistët sot e dinë që me këtë luftë që po reklamon: ti po kerkon të gënjesh serbët me mashtrim politik, dhe prandaj që ne shqiptarët qeshim me ty kur ti thua përditë se do të sulmosh Kosovën, sepse ne e dimë që ti po e gënjen, me mashtrim, popullin tënd… hahahahaha..
Vuçiç! mbaje mende se kjo kohë është koha e shqiptarëve dhe e shqiptarisë. Dhe shqiptarët kanë akoma territore të tjera të banuar nga shqiptarë etnikë, për të marrë: në Serbi dhe në Greqi.
Shikoni historinë që po vjen, dhe priteni me qetësi formimin e plotë të Shqipërisë etnike, e cila po rilind: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Çamëria.
Spartak Ngjela
Tiranë më:
27 qershor 2026








