Dy qytetarë dhe pesë zjarrfikës të lënduar nga zjarri te Parku i Qytetit në Prishtinë

Dy qytetarë, mes tyre një fëmijë 5-vjeçar, si dhe pesë zjarrfikës kanë mbetur të lënduar si pasojë e zjarrit të madh që përfshiu një ndërtesë në afërsi të Parkut të Qytetit në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori për Emergjenca i Komunës së Prishtinës, Lulzim Fushtica, i cili tha se pas rreth pesë orësh angazhim, ekipet e zjarrfikësve kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.

“Qe pesë orë jemi këtu. Zjarri është lokalizuar. Janë të lënduar dy qytetarë që kanë qëlluar në banesën poshtë. Është një 5-vjeçar që është në emergjencë. Edhe pesë zjarrfikës janë lënduar, por janë lëndime në kuadër të punës dhe po trajtohen nga ekipet emergjente dhe po vazhdojmë me punën”, ka deklaruar Fushtica.

Ai tha se është ende herët për të folur për shkaqet e zjarrit, pasi hetimet do të kryhen nga ekipet kompetente.


“Herët të flitet për shkaktarin, pastaj forenzika dhe inspektori do të dalin në vendin e ngjarjes. Është herët të flitet për shkaktarët e mundshëm të zjarrit”, ka shtuar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit