Policia e Kosovës arreston spanjollin që e rrëmbeu vajzën e tij dhe u arratis nga Mallorca

Policia e Kosovës ka arritur ta ndalojë spanjollin e dyshuar për rrëmbimin e vajzës së tij. Sipas mediave spanjolle, burri kishte marrë vajzën nga Mallorca dhe duke e fshehur kishte kaluar kufijtë deri në Kosovë. E më 24 qershor, në Kosovë Policia e ndaloi dhe lokalizoi vajzën.

Për gati dy javë autoritetet në Spanjë po e gjurmonin burrin i cili ishte zhdukur me të bijën 6-vjeçare. Sipas hetimit, ai e fshehu vajzën në bagazh për t’u larguar nga Mallorca. Më pas asgjë nuk ishte ditur për ta.

Hetuesit spanjollë zbuluan se burri kishte krijuar një strategji për të fshehur gjurmët. Ai kishte vendosur pajisjen gjurmuese “AirTag” të vajzës në postë për ta dërguar në Marok, derisa me vajzën kishte marrë rrugë tjetër.

Hetimi zbuloi se i dyshuari mbylli llogaritë bankare, fshiu profilet në rrjete sociale dhe gradualisht ndryshoi paraqitjen fizike.

Pas punës hetimore me forcat policore të disa shteteve evropiane, lokacioni më i saktë i vendndodhjes së tyre u përcaktua Kosova.

Më 24 qershor, operacioni mori kthesën vendimtare. Policia e Kosovës e kapi të dyshuarin gjatë një kontrolli dhe e gjeti vajzën gjashtëvjeçare, e cila ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Fëmija u vu menjëherë nën mbrojtjen e autoriteteve përkatëse, ndërsa babai i saj u ndalua në pritje të procedurave ligjore.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit