Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Besnik Tahiri, tha se AAK është ofruar për të bërë kuorumin edhe për presidentin në këmbim të 6 kërkesave që i cilësojnë strategjike.
Tahiri ka treguar se nuk dëshirojnë asnjë pozitë në ekzekutiv, por vetëm zotim për plotësim të kërkesave.
“Asnjë post për vete, asnjë interes partiak. Vetëm një marrëveshje e hapur për qytetarët e bazuar në këto 6 kërkesa strategjike”, ka shkruar Tahiri.








