spot_img
spot_img
Saturday, February 14, 2026
spot_img
spot_img

Policë dhe mësues pa rroga, Çitaku me kritika të ashpra ndaj Kurtit për mosekzekutimin e pagave

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mosekzekutimin e pagave ndaj sektorit publik. Pagat parashihet të dalin në ditën e fundit të muajit.

Çitaku ka thënë se kjo tregon mungesën e ndjeshmërisë së Qeverisë, si dhe të profesionalizmit.

“Ne duhet të kujtojmë që sot qindra mijëra shërbyes publikë, policë, mjek, mësues, ushtarë nuk i kanë marrë pagat e tyre. Kjo shpërfaq në mënyrë shumë brutale shkallën e lartë të papërgjegjësisë, mungesën totale të llogaridhënies brenda Qeverisë, mungesën e profesionalizmit dhe ndoshta çka është më tragjikja shpërfaq një shkalla të lartë të mungesës së empatisë, ndjeshmërisë”, ka thënë Çitaku.

Ajo ka thënë se sonte shumë qytetarë janë në ankth për pasigurinë e tyre financiare.

Çitaku kritikoi Kurtin edhe për deklaratat e tij kundër mediave dhe ish-qeverive, dhënë në një organizim të internacionales socialiste në SHBA.

“Kryeministri duhet ta di që në New York na përfaqëson të gjithëve”, ka deklaruar Çitaku.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit