Aksion i Policisë në Obiliq dhe Prishtinë: Sekuestrohen armë, thika e fishekë në tri raste të ndara

Policia e Kosovës ka raportuar për tri raste të ndara të armëmbajtjes pa leje, të regjistruara më 25 qershor në Obiliq dhe Prishtinë.

Rasti i parë ka ndodhur rreth orës 11:00, në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq. Gjatë kontrollit të një veture, policia ka gjetur dhe konfiskuar një thikë, një shufër hekuri dhe një laser. I dyshuari, shtetas i Kosovës, është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti i dytë është regjistruar rreth orës 17:00, në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë. Policia ka arrestuar një të dyshuar, pasi gjatë kontrollit të banesës së tij është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 15 fishekë. Edhe në këtë rast, me vendim të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt.


Ndërkaq, rreth orës 22:30, në rrugën “Fatmir Selmani” në Prishtinë, është arrestuar një tjetër i dyshuar, pasi gjatë një ahengu familjar dyshohet se kishte shtënë disa herë me armë zjarri. Policia ka sekuestruar një pistoletë me gaz dhe shtatë gëzhoja. Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon sipas procedurave ligjore.

Policia e Kosovës po vazhdon hetimet për të tri rastet.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit