Tre persona kanë pësuar lëndime trupore në fshatin Mazgit të Obiliqit, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje janë sulmuar fizikisht nga tre persona të tjerë, të cilët më pas ua kanë dëmtuar edhe veturën.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, tre viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit ndodhen në kërkim policor.
“Tre viktimat meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore, pasi që dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje janë sulmuar fizikisht nga tre të dyshuarit meshkuj kosovarë, të cilët më pas u kanë dëmtuar edhe veturën. Tre viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit gjenden në kërkim policor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.








