“Le t’i harrojnë ato punë, as mos t’i fërkojnë duart” – Abdixhiku jep përgjigjen përfundimtare për dorëheqjen nga LDK-ja

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prerë çdo dilemë sa i përket zërave dhe kërkesave të fundit nga disa zyrtarë të partisë për dorëheqjen e tij pas rezultateve zgjedhore.

Abdixhiku ka bërë të qartë se largimi i tij nga drejtimi i LDK-së as që vjen në shprehje.

Ai u ka dërguar një mesazh të prerë të gjithë kritikëve brenda partisë që po presin rrëzimin e tij, duke theksuar se gëzon mbështetjen e plotë të strukturave legjitime.

“Jo more çfarë, as që vjen në shprehje, as mos t’i fërkojnë duart, le ta harrojnë atë punë. Unë e kam pasur përgjegjësinë morale më 28 dhjetor, kurse më 31 janar kam marrë votën e shumicës. Derisa të ekzistojë ajo shumicë, unë jam kryetar i LDK-së”, ka deklaruar Abdixhiku në Rubikon.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit