100 eurot për studentët sapo kanë dalur.
Kjo u bë e ditur nga Hekuran Murati, ministër i financave.
“Sot është bërë ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0.
Pas pranimit të verifikimeve të nevojshme nga institucionet e arsimit të lartë, komisioni verifikues sot ka finalizuar dhe dorëzuar listën e studentëve që janë kualifikuar për mbështetjen e njëhershme me 100 euro.”,, njoftoi ai.








