Igballe Huduti në protestat në Shqipëri, Edi Rama ia publikon fotografinë me Ahmadinexhadin e Iranit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po vazhdon ta drejtojë gishtin kah Irani për protestën e organizuar për Zvërnecin.

Rama me anë të një shkrimi në ‘Facebook’, ka publikuar edhe një fotografi të Igballe Hudutit, e cila ka marrë pjesë në protestë.

Kryeministri shqiptar ka publikuar edhe një fotografi të Huduti ku shihet me Ahmadinexhadin. Huduti njihet për qëndrime pro-iraniane.

“Shikojini vetë dy fotot. Është i njëjti personazh i ardhur me karvanin e “diasporës” së shtirur, që në emër të Allahut predikon urrejtje, thërret për kryengritje ndaj qeverisë së Shqipërisë, kërkon hakmarrje ndaj Amerikës për vëllaun e vrarë, kasapin e regjimit të Teheranit, gjeneralin famëkeq Kasem Sulejmani. Dhe po, personazhi në krah të saj është Ahmedinegjadi dora vetë, kryeshërbëtori famëkeq i ajatollahëve të errësirës”, ka shkruar Rama. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit